Selvete Haxhimustafa nga Rahoveci është diagnostifikuar me kancer.
Opinioni lokal i këtij qyteti ka filluar të marrë masat për t’i ndalë në ndihmë sadopak familjes Haxhimustafa për shërimin e saj.
Ndërkaq, Erlira Mullabazi, që ka qenë kandidatja e PDK-së për deputete, ka bërë një gjest bamirës për këtë rast.
Fustanin të cilin ia kishte qepur pikërisht e diagnostifikuara me kancer, Mullabazi e ka nxjerr në shitje, vetëm e vetë që t’ia sigurojë paratë asaj për shërim.
Më poshtë postimi i plotë i saj që ka bërë në rrjetin e saj social Facebook, ku edhe mund ta gjeni numrin e familjes, për ata që janë të gatshëm ta mbështesin dhe t’i ndihmojnë kësaj familjeje.

“Sot dëgjova se zonja Selvetja është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit një lajm që vërtet më ka mërzitur .
Zonjën Selvete e kam takuar para 2 vite, kisha nevojë për një fustan të bukur e i pyeta shoqet se kush mundet të më qepte një fustan për një kohë të shkurt (2ditë) , të gjithë më referuan një rrobaqepëse e ajo ishte zonja Selvete ,ashtu edhe doli, një grua e zonja dhe shumë e aftë me qepi fustanin ashtu si deshta .
Kur u takuam me zonjën Selvete përveq që folëm për fustanin ne folëm edhe për ëndrrat e saja se si kishe dëshirë të hapte një punëtori, e shume plane për të ardhmen .
E sot kur dëgjova për sëmundjen që e ka goditur me theu zemrën ky lajm….
Duke menduar se si mund t’i ndihmojë m’u kujtua fustani që ajo më kishte qepur dhe vendosa që këtë fustan ta shes .
Prandaj miqtë e mi sot une po e shes fustanin tim që është qepur nga duart e znj.Selvete, të hollat qe do marri nga shitja e fustanit do të shkojnë për ndihmë në shërimin e Selvetes tonë të dashur .
Fustani është me masë 38, i veshur dy herë.
Të interesuarit që do ta blejnë fustanin mund të më shkruajnë në messenger.
Ta ndihmojmë zonjën Selveten që t’i kthehet familjes dhe jetës së saj”/InLajmi/