• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Dalin shifrat, shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh

J G nga J G
3 November 2019
në Ekonomi, Kosovë
0 0
0
Dalin shifrat, shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh
2
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh, rriten pagesat për shërbimin e borxhit. Qeveria zgjat afatin e borxhit për t’ia kaluar pagesat qeverisë tjetër. Ulen interesat, por rriten shpenzimet për shërbimin e borxhit, për shkak të obligacionit 500 milionë euro

Kuvendi është në diskutim të buxhetit faktik për vitin 2018. Të dhënat e konsoliduara të publikuara nga Kuvendi, tregojnë se në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1,107.3 miliardë lekë, ose rreth 9.15 miliardë euro dhe e shprehur në vlerë relative, sa 67.2% e PBB, ose 3210 euro për çdo banor.

Qeveritë kanë rritur gjithmonë afatet e shlyerjes së borxheve për t’ua pasuar pasardhësve kostot e huamarrjes publike për të mbuluar diferencën mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Sipas relacionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “në portofolin e borxhit të brendshëm është ulur pesha e borxhit që maturohet brenda një viti dhe pesha e titujve me norma interesi të ndryshueshme, duke mundësuar reduktimin e ekspozimit ndaj riskut të rifinancimit dhe atij të normave të interesit”.

Për sa i përket borxhit të brendshëm shtetëror, gjatë vitit 2018, ashtu si edhe gjatë vitit paraardhës, në përputhje me politikat menaxhuese për uljen e ekspozimit ndaj risqeve, ka vazhduar tendenca e rritjes së peshës së titujve afatgjatë (kryesisht titujt me afat maturimi mbi 5 vite). Gjithashtu, pesha e titujve me norma interesi të ndryshueshme është reduktuar, pasi edhe gjatë vitit 2018 nuk ka pasur asnjë emetim të këtyre titujve.

Kostot e borxhit për njësi janë ulur, kryesisht si rezultat i normave të interesit në nivele ende të ulëta, si dhe zëvendësimit të një pjese të borxhit që maturohet me borxh më pak të kushtueshëm. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, shërbimi i borxhit në vlerë absolute është rritur, si rrjedhojë e rritjes së stokut të borxhit, si dhe për shkak të parapagimit të interesave dhe primit që burojnë nga procesi i parablerjes së pjesshme (buyback) të Eurobond-it ekzistues.

Niveli i borxhit publik në raport me PBB ka shënuar rënie prej 2.9 pikë përqindje, duke vazhduar të qëndrojë në trajektoren rënëse, e cila ka nisur që prej vitit 2016. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e nivelit të borxhit në raport me PBB kanë qenë konsolidimi fiskal dhe mbiçmimi i monedhës vendase në raport me monedhat e tjera të portofolit të borxhit.

Niveli i borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm, në raport me totalin e borxhit publik, janë përkatësisht rreth 52% dhe 48%, duke ruajtur pothuajse të njëjtat raporte me fundin e vitit të kaluar, si dhe duke qenë në linjë me objektivat e vendosura në Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit në kuadër të menaxhimit të riskut të kursit të këmbimit.

Për sa i përket kompozimit të portofolit të borxhit publik, sipas instrumenteve, më shumë se gjysmën e peshës e mbajnë instrumentet e tregtueshme (bono thesari, obligacione, eurobond), ndjekur nga huatë e huaja me destinacion financimin e projekteve dhe huatë në formën e mbështetjes buxhetore.

Qeverisja vendore merr vetëm 0.1% të borxhit

Borxhi i pushtetit lokal vazhdon të qëndrojë në nivele të ulëta (rreth 715.7 milionë lekë ose 0.1% e totalit të borxhit publik), kryesisht për shkak të kapaciteteve të ulëta që kanë njësitë e qeverisjes vendore për të akumuluar borxh. Gjatë vitit 2018 nuk ka pasur asnjë kërkesë të re për huamarrje vendore.

Portofoli i borxhit shtetëror, pavarësisht diversifikimit të viteve të fundit drejt instrumenteve të tregtuara në tregjet e huaja, gjatë vitit 2018 vazhdon të dominohet mbi 50% nga titujt shtetërorë të tregtuar në tregun vendas. Diversifikimi i portofolit drejt instrumenteve të huaja reflekton politikat e huamarrjes gjatë viteve të fundit, të cilat nisur edhe nga kufizimet e tregut të brendshëm, kanë pasur si qëllim uljen e presionit të huamarrjes së brendshme për të lehtësuar procesin e ristrukturimit të portofolit të borxhit të brendshëm.

Eurobondi 500 milionë euro

Gjatë vitit 2018, vlen të theksohet rritja e peshës në kategorinë e titujve ndërkombëtarë, si rezultat i emetimit të Eurobond-it të ri. Në tetor 2018, Ministria e Financave dhe Ekonomisë emetoi në tregjet ndërkombëtare Eurobond-in me vlerë 500 milionë euro, afat maturimi 7-vjeçar dhe normë interesi prej 3.5%. Gjithashtu, transaksioni i emetimit të Eurobond-it u shoqërua me procesin e parablerjes së pjesshme (buyback) të një pjese të Eurobond-it ekzistues (200 milionë euro) që maturohet në vitin 2020. Transaksioni i Eurobond-it shërbeu: a) për të menaxhuar nevojat për likuiditet të vitit 2018, si dhe të viteve pasardhëse; b) për të reduktuar riskun e rifinancimit; c) për të mbajtur nën kontroll kostot që mund të materializohen në periudhën afatmesme, si rezultat i rritjes së normave të interesit në tregjet ndërkombëtare përtej pritshmërive; si dhe d) për të ulur presionin për hua në tregun e brendshëm.

Borxhi 52% në lekë dhe 32% në euro

Përbërja e borxhit shtetëror sipas monedhave në fund të vitit 2018 paraqitet pothuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Pjesën më të madhe të portofolit të borxhit shtetëror e zë monedha vendase me 52.3% të totalit, ndjekur nga monedha EUR me 32.0% dhe USD me 10.5%, shkruan ‘Monitor’. Portofoli i borxhit të brendshëm vazhdon të dominohet nga monedha vendase dhe vetëm 1.7% e tij përbëhet nga monedha EUR. Ndërkohë, portofoli i borxhit të jashtëm kompozohet tërësisht nga monedha të huaja dhe mbizotëron me 66.3% monedha EUR, e ndjekur nga USD me 22.4%.

Bankat dominojnë borxhin, rritet lehtë pjesa e individëve

Qeveria po synon diversifikimin e mbajtësve të borxhit publik, por sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “në tregun primar, kërkesa për tituj shtetërorë, megjithëse mbetet ende jo shumë e diversifikuar dhe e bazuar kryesisht te sektori bankar, gjatë vitit 2018 ka qenë e kënaqshme dhe ka pasur tendenca për t’u diversifikuar në drejtim të individëve”.

Gjatë vitit 2018, është testuar projekti pilot për emetimin e obligacioneve 5-vjeçare referencë në formën e sistemit Primary Dealer, i cili ka si objektiv stimulimin e aktivitetit të tregut sekondar. Ky projekt monitorohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe realizohet në bashkëpunim me 5 zhvillues tregu (Market Makers). Në ankandet e obligacioneve referencë në tregun primar lejohet të marrin pjesë vetëm zhvilluesit e tregut (5 banka të nivelit të dytë), të cilët marrin përsipër të tregtojnë këtë titull në tregun sekondar. Pritshmëritë janë që ky projekt të nxisë tregtimin e titujve në tregun sekondar dhe të risë zbulueshmërinë e çmimit të titujve, duke reduktuar në këtë mënyrë kostot e huamarrjes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Rezultatet paraprake të këtij projekti kanë treguar se ka pasur rritje të volumit të tregtimit të këtij titulli në tregun sekondar dhe për më tepër, edhe rritje të volumit të titujve me maturitet të mbetur 5 vite. Në vijim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po planifikon shtrirjen graduale të këtij projekti edhe në titujt me maturitete të tjera, transmeton NOA.

Rritje e moderuar e interesave

Gjatë vitit 2018, normat mesatare të ponderuara të titujve shtetërorë pothuajse qëndrojnë në nivele të ngjashme me vitin 2017, duke shfaqur një tendencë të moderuar rritëse në drejtim të obligacioneve me afat të gjatë maturimi. Megjithatë, që prej fillimit të vitit 2018, tendenca e normave të interesit ka qenë rënëse, duke reflektuar politikën monetare të Bankës së Shqipërisë dhe nivelin e kënaqshëm të kërkesës shoqëruar me presionin e ulët për hua nga qeveria.

 

Tags: 500 milionëBorxhiqeveria
Postimi i mëparshëm

Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

Postimi tjetër

Pas sulmit masiv, SHBA-ja ndalon lëshimin e shtëpive me qira për ndeja

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim
Kosovë

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike
Kosovë

Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike

23 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve
Ekonomi

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Postimi tjetër
Pas sulmit masiv, SHBA-ja ndalon lëshimin e shtëpive me qira për ndeja

Pas sulmit masiv, SHBA-ja ndalon lëshimin e shtëpive me qira për ndeja

Lajmet e fundit

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 qershor ndër vite?

25 June 2025
Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

25 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

25 June 2025
I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu