Bukuroshet shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, kanë qëndruar në Paris, ku kanë pasur mundësinë të takohen me yjet e mëdha të futbollit.
Në një ndejë në një hotel të kryeqytetit të Francës, ato janë takuar me yjet e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymar.
Dy futbollistët kanë qenë të maskuar për ‘Halloween’, ndërsa këngëtaret shqiptare kanë bërë edhe fotografi të përbashkët me ta.
Njërën prej këtyre fotografive, Mbappe e ka shpërndarë në profilin e tij në InstaStory, ku numëron 35.4 milionë ndjekës,transmeton Infokus.
Të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe Beatrix Ramosaj në profilin e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B4aW2SoIv1Z/?utm_source=ig_embed