• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Krasniqi: Dënimi i Serbisë për gjenocid do t’i hapte rrugë paqes në Evropën Juglindore

J G nga J G
31 October 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Krasniqi: Dënimi i Serbisë për gjenocid do t’i hapte rrugë paqes në Evropën Juglindore
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një komenti shprehet se dënimi i Serbisë për gjenocid do t’i hapte rrugë paqes së qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Angazhimi i BE-së dhe i SHBA-së për t’i bërë bashkë liderët e Evropës Juglindore, sidomos të Ilirikut, për gjetjen e rrugëve dhe mënyrave për të ndërtuar një paqe të përhershme, siguri të plotë dhe zhvillim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe Ilirikun Perëndimor do të kishte një rëndësi të madhe për çdo shtet e qytetar të kësaj pjese të Evropës, shkruan Krasniqi.

Në ketë shkrim do të përqendrohem në një temë konkrete që është shndërruar në pengesë të pakapërcyeshme në procesin e ndërtimit të paqes së mirëfilltë në këtë pjese të kontinentit tonë. Bëhet fjalë për mohimin e gjenocidit. Kjo çështje do të duhej të kishte një vëmendje të shtuar nga të gjitha vendet e kontinentit të vjetër e sidomos nga vendet e demokracisë euroatlantike.

Ata që kanë ndjekur zhvillimet politike gjatë shpërbërjes së ish-Federatës së Jugosllavisë në dy dekadat e fundit të shekullit XX e dinë fare mirë se në Kroaci, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë është kryer gjenocid. Përderisa në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë përgjegjësia e shtetit të Serbisë ishte e maskuar në atë mënyrë që fajtorët të kërkohen në strukturat e serbëve lokalë, në luftën e Kosovës gjërat janë shumë të qarta: Serbia si shtet përpiloi projektin e gjenocidit dhe e vuri në zbatim gjatë periudhës 1998-1999 përmes policisë dhe ushtrisë së saj. Përgjatë krimit të gjenocidit të kryer në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare dhe rreth 10 mijë civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave, me qëllim që të shkatërrohen tërësisht ose pjesërisht shqiptarët e Kosovës si tërësi kompakte kombëtare, etnike apo fetare e ndryshme nga serbët.

Shteti serb edhe 20 vjet pas luftës jo vetëm që nuk i ka ballafaquar me drejtësinë përgjegjësit e gjenocidit kundër shqiptarëve, nuk kanë treguar asnjë shenjë pendimi, përkundrazi, shtetit serb po vazhdon të mbajë të fshehura kufomat e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të cilët pas vrasjeve ishin zhvarrosur dhe transferuar në Serbi me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe fakteve të gjenocidit.

Vetëm ata që kanë përjetuar situata të ngjashme, ku me dhjetëra mijëra familje nuk kanë mundur ta përfundojnë zinë për anëtarët e vrarë të familjes, e dinë se sa e vështirë është të ndërtohet paqja në këtë kontekst shoqëror. Kur flasim për pasojat e luftës nuk duhet të harrohet se prapa kategorisë “të zhdukur gjatë luftës në Kosovë” janë dhjetëra mijëra varre të hapura në shpirtin e të afërmve të atyre viktimave që u zhdukën në funksion të realizimit të gjenocidit kundër shqiptarëve.

Që të mund të përfundojë procesi i zisë, këto familje dhe shoqëria që ka përjetuar këtë krim të shëmtuar kanë nevojë të ndriçohet në tërësi fati i të gjitha viktimave.

Përveç sa u tha, Serbia gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit në Kosovë ka bërë dhunë seksuale ndaj mbi 20 mijë femrave shqiptare, me qëllim të cenimit të rëndë të integritetit fizik, moral dhe mendor të femrës shqiptare. Asnjë kriminel serb nuk është dënuar për ushtrimin e kësaj forme të gjenocidit. Shqetësues në këtë rast është fakti se asnjë mekanizëm euroatlantik e ndërkombëtar nuk ka bërë presion të duhur mbi politikën serbe post millosheviqiane.

Serbia jo vetëm që nuk e ka pranuar përgjegjësinë, por në vazhdimësi ka zbatuar mohimin e gjenocidit në Kosovë si strategjinë e shkatërrimit të së vërtetës dhe kujtesës për gjenocidin. Kjo mënyrë e sjelljes e thellon hendekun mes dy vendeve, sepse pamundëson mbylljen e kapitullit të luftës. Por, përkundrazi, politika serbe e ka thelluar agresivitetin ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Madje edhe sot, 20 vjet pas krimeve të gjenocidit gjatë luftës, eksponentë të lartë shtetëror serbë e rusë kërcënojnë me luftëra të reja.

Më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë. Emërtimi i gjërave me emrin e tyre përbën një akt thellësisht njerëzor, që lehtëson përballimin e dhembjes për të mbijetuarit e gjenocidit dhe nderon kujtimin e viktimave të gjenocidit. Nuk ka asnjë dyshim, ky veprim i Kosovës ka qenë i vonuar. Heshtja e Kosovës për gjenocidin që Serbia e ka ushtruar mbi shqiptarët, në vend që të kuptohet si vullnet i mirë e në shërbim të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, ajo është detyruar ta bëjë një Gjykatë Speciale për përndjekje njëetnike dhe i ngarkohet faji për dështimin e dialogut!

Në interes të mbylljes së kësaj plage të madhe dhe hapjes së perspektivës së ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Evropën Juglindore është e udhës që SHBA-ja e BE-ja, t’iu drejtohen krerëve të institucioneve të Serbisë me kërkesën imediate që ky shtet të ndriçojë plotësisht fatin e të gjithë atyre që ende konsiderohen të zhdukur dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimit të gjenocidit. Dhe pa kushte t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Gjithashtu, të kërkohet që Serbia ta pranojë këtë faj të rëndë dhe të bëhet prijëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duke e njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik, duke ia lehtësuar pranimin e saj nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, transmeton Koha.net.

Kjo është rruga për një paqe të qëndrueshme në Ilirik dhe Evropën Juglindore. Popujve të këtij rajoni dhe popujve në përgjithësi iu duhet paqja, siguria me zhvillim të qëndrueshëm për punësim e mirëqenie!

Tags: EvropaJakup KrasniqiPaqe
Postimi i mëparshëm

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi

Postimi tjetër

Rama në takim me homologun italian

Të ngjajshme Postime

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj
KRYESORE

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu
KRYESORE

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu

28 September 2025
REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
KRYESORE

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 September 2025
Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Postimi tjetër
Rama në takim me homologun italian

Rama në takim me homologun italian

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu