Mëngjesi i sotëm i ka gëzuar banorët e disa rajoneve malore në Bosnjën lindore dhe Kroaci të cilët janë zgjuar dhe kanë parë reshjet e para të dëborës për këtë sezon.
Reshjet e bores kishin filluar gjatë natës së kaluar për të vazhduar deri në mëngjes, përcjell Blic.
Edhe pse reshjet ishin simbolike, megjithatë ato mjaftuan për të krijuar panoramë mjaft të bukur.