Avokati Gazmend Halilaj ishte i pari që denoncoi rastin për abuzimin seksual të së miturës nga Drenasi.
Por, ai tani është në mesin e gjashtë personave që Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka ngritur aktakuzë.
I njëjti është i ftuar në T7, ku dhe ka mohuar se është i përfshirë në veprat për të cilat po akuzohet.
Sipas tij, vajza në fjalë asnjëherë nuk është ankuar për të.
‘Sot e kësaj dite ajo vajzë asnjëherë nuk është anku në mu. Nuk ka asnjë element të veprës penale. Po të kisha abuzu me atë vajzë, kush është ai njeri të kërkojë ndihmë te abuzuesi’, ka thënë Halilaj.
Halilaj, tutje thotë se vajza është kanosur disa herë, me kërcënimin se nëse ‘nuk flet për avokatin të dërgojmë në burg’.
Ndryshe, Halilaj po akuzohet për dy vepra, “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.