Organizata e grave shqiptaro-amerikane protestuan dje në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.
Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan kërkuan drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.
Masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më të mëdhatë pas Luftës së Dytë Botërore.
Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.
Këtë protestë e ndoqi “Zëri i Amerikës”.