Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të PZAP-it në Gjykatën Supreme.
Përmes kësaj ankese, Vetëvendosje kërkon lejimin e numërimit votave të gjitha pakove nga bashkatdhetarët si edhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-it.
“Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendimin, duke ia mundësuar realizimin e së drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës”, tha anëtarja e KQZ-së nga radhët e VV-së, Nazlie Bala, shkruan indeksonlin.
Vetëvendosje këmbëngul se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.