Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës është plagosur nga Policia e Serbisë.
34 vjeçari është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku ishte i punësuar si roje mali.
Ai është transportuar nga Spitali Regjonal i Gjilanit për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar Ejup Govori, transmeton klan kosova.
” Po e kemi pranuar një pacient me këtë emër. Ai ka plagë në krah dhe bark”- tha Govori.
Nuk dihen detajet e rastit të plagosjes.