Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka mirëpritur në takim Ambasadoren e Republikës së Francës Znj. Marie-Christine Butel, e cila sapo ka filluar misionin në Kosovë, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Jahjaga në përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se gjatë takimit është biseduar për mënyra bashkëpunimi mes dy shteteve në të mirë të qytetarëve, specifikisht, grave, vajzave, të rinjëve dhe komuniteteve të marxhinalizuara në shoqërinë tonë.
Ish-presidentja po ashtu i ka uruar mision të suksesshëm në Kosovë Marie-Christine Butel./InLajmi/