Napoli thuhet se i ka bërë Zlatan Ibrahimovicit një ofertë, por sulmuesi i LA Galaxy po kërkon pesë milion euro për 18 muaj.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis konfirmoi dje se donte të nënshkruante me Ibrahimovicin në afatin e janarit, transmeton telegrafi.
38-vjeçari kërkon një kontratë që e sheh atë pjesë të ekipit deri në verën e vitit 2021, me vlerë totale prej pesë milionësh.