Në këtë periudhë të virozave, është shumë e rëndësishme që të gjejmë mënyrat e duhura që ta parandalojmë gripin.
Sipas ekspertëve rëndësi të madhe ka mënyra e të ushqyerit dhe mënyra e jetesës. Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë: hekur, zink, selen dhe flavonoide të bimëve, është shumë e rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar.
Përveç ushqimeve të shëndetshme të pasura me fruta dhe perime, ju duhet të përdorni edhe çaj, erëza, boronica dhe kos, shkruan gazeta express.
Krahas ushqyerjes së duhur, rëndësi të madhe ka edhe gjumi i rregullt dhe aktiviteti i moderuar fizik.