Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e rezolutës nga Senati amerikan për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
Thaqi tha se kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake./InLajmi/
Postimi i plotë i tij:
“E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999. Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”