Sot u përurua libri “Gjinekologjia me obstetrikë për infermieri dhe mami” i autorëve Myrvete Paçarada, Vlora Ademi-Ibishi dhe Nyltene Kongjeli.
Rektori i UP-së Marjan Dema tha se është i lumtur që po promovohet ky libër i pari i këtij lloji në Kosovë, studentëve dhe profesorëve do të ju shërbej në profesionin e tyre.
“Jam i lumtur që në cilësinë e rektorit të marrë pjesë në promovimin e parë në fushën e gjinekologjisë. Ky libër përveç që do të i shërbej studentëve dhe do të jetë një dritare për profesionistë që e ushtrojnë këtë profesion”, tha Demaj.
“Ky libër ofron pikëpamjet e fundit në nivelin gjeografik të vendit tonë që e bënë më të kapshme për studentët” , shtoi ai.
Rektori Dema i ndau mirënjohje autores së librit, Myrvete Paçaradës për punën si profesioniste shëndetësore dhe si pjesë e fakultetit të mjekësisë”.

Ndërsa, Astrit Bimbashi- recensent i librit është shprehur se ky libër është bashkohorë edhe në përputhje me kërkesat e OBSh-së.
“Është një vepër shumë e mirë dhe është një vlerë shumë e mirë. Është libër bashkëkohor dhe përmbledh të gjithë kërkesat e OBSh-së, dhe një kubër që në lëmin e mamisë është shumë i nevojshëm, pasi ka ardhur koha ti lëmë zakonet e vjetra në këtë lami” tha Bimbashi.
Rubena Mojsiu -recensente e librit u shpreh se ky lubër përveç që do të përdoret në universitetin e Prishtinës do tu shërbej edhe atyre në Tiranë.
“Unë dhe prof Astriti e kemi parë këtë lubër të rritet të mbushet me brum, në fillim ishte ideja të ishte për personelin e mamisë por gjatë rrugës u mbush dhe mund të them se tani mund të përdoret edhe nga mjekët. Do të ishte mirë që të gjithë nga mjekët ta kishin në bibliotekën e tyre, ky libër do të shërbejë jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri nga ne”, ka thënë Mojsiu.
Myrvete Paçarada Autore e librit tha se me këtë libër po kurorëzon një punë 40 vjeçare.
“Jam shumë e lumtur që po e promovoni librin, është një punë e lodhshme 40 vjeçare, gjatë punës tonë në klinikë dhe në universitet kemi vërejtur mungesë dhe kemi parë të arsyeshme të përgatisim një libër për studentët” tha Paçarada gjatë fjalimit.
Vlora Ibishi- bashkautore tha se ky libër është unik dhe se ka ardhur si nevojë për studentët dhe stafin profesionist.
“Duke qenë dëshmitarë të zhvillimit në fushën e mamisë kemi ardhur në përfundim që duhet të përgatisim një libër, me në krye doktoreshën dhe profesoreshën Myrvete Paçarada. Ne studentëve u kemi ofruar një tekst unik, ku përmban edhe elemente nga vendi ynë, e bënë unik pasi libri është zhvilluat në bashkëpunim të ngushtë me kolegët nga Tirana” përfundoi Vlora Ibishi. /InLajmi/