Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, sot është arrestuar serbi N.A. nga Çagllavica. Ai u arrestua sipas fletarrestit të lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Kosovës, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më 22 tetor 2019 në orën 6 e 10 të mëngjesit në pikëkalimin kufitar në Merdar është arrestuar një person me përkatësi nacionale serbe, në bazë të fletarrestit të lëshuar nga autoritet kompetente gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është marrë në pyetje në prani të avokatit dhe të përkthyesit të autorizuar, thuhet në njoftim dhe shtohet se veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me prokurorinë kompetente,shkruan koha.net.
Sipas informatave, i arrestuari ka kohë, që jeton me familjen e tij në Nish të Serbisë.