Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet që Samiti G7 i vitit 2020 të mbahet në një nga resortet e tij në Florida, pas kritikave të shumta.
Në disa postime të njëpasnjëshme në Twitter, Trump tha se do ta tërheq këtë ide për shkak të “armiqësisë së çmendur dhe joracionale” të demokratëve dhe mediave.
Kritikët theksuan se ky plan dëshmon se Trump do të përdorë zyrën e tij për përfitime personale, gjë të cilën Shtëpia e Bardhë e ka mohuar.
Trump theksoi se resorti presidencial Camp David mund të jetë nikoqir i Samitit G29, transmeton telegrafi.
Ai ka shtuar se për shkak të hapësirës së madhe që ofron resorti i tij, ka menduar të bëjë diçka të mirë për vendin, por “është sulmuar nga mediat dhe demokratët”.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1185735579327193093