Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht.
Erich Fromm
“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë!
Xhakomo Kazanova
Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri.
Leo Buscaglia
Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).
Stendhal
Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë. Lemoni Sniket
Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.
Susan Sontag
Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit. Çarls Bukovski
Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.
Uilliam Shekspir
Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.
Ambros Biers
Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.
Bertrand Rusel
Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.
Fjodor Dostojevski
Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.
Paulo Koelo
Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.
Xhejms Baldvin