Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka thënë se shoku i tij i skuadrës Ousmane Dembele duhet të “piqet” dhe të kujdeset më mirë për trupin e tij, për t’i shmangur lëndimet.
Dembele arriti në Camp Nou në verën e vitit 2018 pasi që Neymar u transferua te Paris Saint-Germain. Mirëpo edhe pse ka pasur disa ndeshje ku ka treguar se është një lojtar i mirë ai ka qenë i kufizuar për shkak të një numri të madh lëndimesh
E Vidal tha se ai duhet të përqëndrohet në futboll në mënyrë që të bëjë një hap përpara në karrierën e tij, përcjell indeks.
“Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që dëshiron me të vërtetë në jetë. Ai duhet ta dijë se ku po luan dhe me kë luan. Personalisht, unë mendoj se do të evoluojë. Ousmane është një futbollist me talent të çmendur. Kur do ta arrijë pjekurinë, ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën dhe Francën.Por natyrisht, ai duhet të piqet”, tha Vida
