Në komunën e cila nuk është as dhjetë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, tash e sa ditë qytetarët po përballen me erë të rëndë dhe tym, që vije nga termocentralet e KEK-ut.
Ajri i ndotur i cili po ndodh si shkak i një përzierje të tymit , pluhurit dhe hirit, ka edhe një erë të rëndë, i cili po ua ngacmon frymëmarrjen qytetarëve.
Musa Asllani i cili është banor në këtë komunë po thotë se dita-ditës është bërë e vështirë jetesa në këtë vend. Sipas tij, ditëve të fundit është vërejtur një tym më i theksuar.
I frustruar për neglizhencën e institucioneve po del të jetë edhe Mehmet Gashi, po ashtu banor i Obiliqit.
Muharrem Shatrolli derisa fajëson institucionet kompetente për këtë çështje, thotë se gjatë sezonës së dimrit po e kanë shumë të vështirë të përballën me këtë ajër.
Se ajri i ndotur në këtë vend është evident, e thotë edhe Skender Sullova, megjithatë sipas tij, këto ditë është vërejtur tym më i theksuar që vije nga oxhaqet e termocentraleve.
Në lidhje me këtë, drejtoresha e Ambientit në komunën e Obiliqit, Fitore Hashani ka mohuar të ketë pasur ankesa sa i përket tymit,shkruan rtklive.
Sipas saj, këto ditë është duke u punuar në riparimet e Kosovës B, dhe se mund të ketë zhurmë gjatë pasdites.