Para 29 viteve pothuajse ndodhi si tërmet në futbollin ish jugosllav kur Kroacia si kombëtare e zhvilloi ndeshjen revyale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe triumfuan me rezultat 2:1, në takimin që u luajt me 17 tetor (1990) në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, para 30 mijë shikuesve.
Kroacia e luajti sfidën ende pa u shpërbë Jugosllavia dhe kjo kushte ngritur shumë polemika. Pjesë e kombëtares kroate dhe titullar ka qenë legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, shkruan botasot.
Ata me 17 tetor (pardje) festuan 29 vjetorin e sfidës së parë, e çuditshme se si shkruhet në fanellë që shihet mbi karrige, figuron emri i Kujtim Shalës dhe ai shihet me shumë yje të asaj kohe, ndër ta edhe Alosh Asanoviq.
Shala është mbret i Kroacisë dhe nuk ia harrojnë kurrë sakrificën.