Besim Dina, moderator dhe komedian i njohur shqiptar, së fundi ka qenë pjesë e një interviste të shkurtër televizive.
I ftuar në Prive, Dina i është përgjigjur shumë pyetjeve, njëra ndër to ka qenë edhe pyetja se a është penduar që nuk është martuar deri më tash.
E përgjigja e tij, ishte epike, shkruan InLajmi.
“Kom gabu plot herë, kështuqë s’kam pse me u pendu sepse s’kam ba gabim”, ka thënë ai.
Aktori Besim Dina njihet më shumë si moderator i emisionit “Oxygen” që e nisi vite më parë, ndërsa sot është një nga emisionet më të shikuara në Kosovë./InLajmi/