Tifozët e kombëtares së tij vazhdon të jetë në thumbin e kritikave pas thirrjeve raciste ndaj përfaqësueses angleze.
UEFA ende nuk e ka dhënë verdiktin final, derisa federata angleze ka kërkuar që vendimet e shtëpisë numër një të futbollit evropian të jenë më të ashpra, përndryshe do të ketë raste të tilla edhe në të ardhmen.
E si duket, këto probleme po e detyrojnë selektorin bullgar, Krasimir Balako, që të ofrojë dorëheqje nga posti i teknikut.
Sipas “Daily Mail” Balakov fillimisht kishte refuzuar të pranojë që në Sofje ishin dëgjuar thirrje raciste ndaj futbollistëve të Anglisë, teksa pati përplasje edhe me gazetarët britanikë pas ndeshjes.
“Në të vërtetë unë nuk kam dëgjuar ato thirrje dhe prandaj më erdhi çudi. Por, nëse ka ndodhur duhet të kërkojmë falje”, kishte deklaruar ai, përcjell gazeta blic.
Kujtojmë se ditë më parë, kryetari i federatës bullgare kishte dhënë dorëheqje gjithashtu, i cili u bazua në kërkesat e kryeministrit të vendit.