Kjo recetë është ideale kur më së paku keni kohë, ndërkaq ju hahet diç e njelmët
Përbërësit:
– ½ filxhan salcë domatesh;
– parmezan të grirë në rende;
– pak piper;
– pak kripë;
– 1 lugë e vogël spec të kuq të grirë imët;
– pak rigon;
– mozzarella të grirë në rende;
– sallam të thatë pikante;
– tortilë.
Përgatitja:
Nxehni furrën në 220 gradë Celsius dhe lyeni me vaj kallëpet nga mafina.
Pritni rrathë nga tortila dhe qitni në kallëp.
Shtoni salcën e domates në secilën prej tyre, qitni mozzarella dhe me sallam aromatizoni, shkruan telegrafi.
Piqni 10 – 12 minuta.
Ju bëftë mirë