Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në fshatin Kraishtë të Lipjanit, pasi i njëjti ka humbur kontrollin e veturës duke përfunduar jashtë rrugës, shkruan InLajmi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 9:00 të mëngjesit ku viktima nuk ka mundur të iu përballoj lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor i QKUK-se.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Kraishtë Lipjan 17.10.2019-08:31. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar, derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë i njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./InLajmi/