Prokuroria e Shtetit është duke mbajtur konferencë për media në lidhje me pranimin e raportit për vdekjen e Astrit Deharit.
Kryeprokurori I Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka thënë që dje ka arritur raporti në Ambasadë.
Kryeprokurori Shala ka thënë se nga Ambasada e Zvicrës e kanë pranuar sot raportin.
Ai e ka prezantuar zarfin e mbyllur, raporton Koha Ditore. Ai ka thënë se nuk e di përmbajtjen e tij por do t’i dorëzohet prokurorit të rastit i cili do ta hap dhe më pas do të njoftohet opinioni për përmbajtjen.