Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar për procesin e emërimit të noterëve të rinj të Kosovës, duke thënë se emërimi i noterëve të rinj duhet të jetë në standardet ndërkombëtare.
Postimi i plotë në Twitter:
Mirëpres sqarimin e djeshëm në televizion nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, duke mos parë pse duhet të nxitohen këto nominime tani. Nuk është personale, por politike, ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivelin profesional të noterëve, të cilët dëshirojnë që Kosova të bashkohet në këtë familje ndërkombëtare.
Ndryshe, ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri kohë më pare ka reaguar kundrejt Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e cila i ka bërë thirrje qeverisë në largim që ta pezullojë procesin e emërimit të noterëve të rinj deri në krijimin e qeverisë së re, Përcjell Insajderi
Tahiri ka deklaruar se përkundër thirrjes së zyrës së BE-së në Kosovë, e cila ka kërkuar që ky proces të pezullohet, procesi i emërimit të noterëve është legjitim.