Në qytetin e Vushtrrisë, u mbajt konferencë e jashtëzakonshme për investimin në ndërtimit e fabrikës për konservimin e peshkut, shkruan InLajmi.
Kjo fabrikë do të ndërtohet në bashkëpunim me disa biznese private të komunës së Vushtrrisë dhe investitorëve nga Kroacia, të cilët kanë shprehur interesim për investime.
Në këtë seancë morën pjesë strukturat udhëheqëse të komunës së Vushtrrisë, si kryetari i komunës Xhafer Tahiri, nënkryetari, asamblistë, drejtorët si dhe investitorët.
Në këtë fabrikë në fazën e parë pritet që të punësohen 208 gra dhe 500 punëtor kur të kompletohet i gjithë projekti.
Gjate kësaj seance u votua në mënyrë unanime që komuna të jap leje për fillimin e ndërtimit të kësaj fabrike.
Investimet për këtë projekt do të fillojnë pas 6 muajve./InLajmi/