MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal ndaj dy shtetasve të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë grabitur një qendër tregtare në Shkup.
“Njësia për delikuencë të të miturve pranë SPB-Shkup ka ngritur kallëzime penale kundër dy shtetasve të huaj, A.C. (19) dhe S.SH. (22), të dy nga Republika e Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale ‘grabitje e rëndë’”,shkruan koha.net.
“Më 11 tetor 2019 rreth orës 17:00 në një qendër tregtare në Shkup të dy personat me forcë kanë grabitur sende të brenduara. Personat janë privuar nga liria ndërsa gjësendet e konfiskuara iu janë kthyer pronarëve”, njoftojnë nga MPB.