Nga 16 deri më 20 tetor, në Preshevë, fillon Edicioni i XV i Festivalit “Ditët e komedisë shqiptare”.
Për pesë mbrëmje, sa zgjatë ky Festival, në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, publiku i shkëqyer preshevar, do ta ketë rastin t’i përcjellë komeditë e trupave teatrore, nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan InLajmi.
Në natën e parë do të paraqitet trupa i aktorëve vendas, me komedinë, “Misteri” të autorit Aldo de Benedeti, në regji të Afeida Boriçi.
Teatri i qytetit nga Kumanova, do ta shfaq komedinë “As andej, as kendej”, nga grupi i autorëve maqedon, në regji të Kastriot Abdyli.
“Do inspektori” i autorit David Far, ështĕ komedia i trupës të Teatrit “Adriana Abdullahu” nga Ferizaji, në regji të Kreon Zymberi.
Në natën e katër prezantohet trupa i Teatrit nga Gjilani e komedinë, “Vrapo pas gruas tënde”, të autorit Ray Koner, regjia Ekrem Sopi.
Produksioni teatror “DYSH” nga Tirana me komedinë, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”
të autorit Jorgos Theodosiadis, në regji të Donard Hasani dhe Valdrin Asani, do ta përmbyllë edicionin e XV-tē Festivalit, “Ditët e komedisë shqiptare” në Preshevë.
Meqë Festivali ka karakter garues në mbrëmjen fundit, do të ndahen çmimet dhe mirënjohjet për shfaqjen dhe aktorët më tĕ mirë, si dhe Plaketa “Agron Boriçi”, për regjisorin më të suksesshëm të këtij edicioni. Osman Goranci /InLajmi/