Policia e Kosovës në përmes një komunikate për medie ka njoftuar se gjatë patrullimit në Gjakovë kanë gjetur pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike, shkruan InLajmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ku në këtë zonë kanë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tri metra e gjysmë.
Policia e Kosovës ka shkatërruar dhe ka shkulur bimët e gjetura në këtë lokacion dhe për këtë rasë është njoftuar edhe Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti ‘kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analog.
Komunikata e policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, më 13.10.2019, kanë pranuar informacione se në rajonin e Koshares dyshohet se ka të mbjella bimë narkotike. Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjejë pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike.
Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje. Në atë rajon janë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tri metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura në atë lokacion.
Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë./InLajmi/