Dje ka ndërruar jetë, Bahrije Simnica, shefe në Divizionin për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan InLajmi.
Lajmin për ikjen e hershme të zyrtares e ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku i ka shprehur ngushëllime familjes Simnica dhe gjithë kolegëve./InLajmi/