Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës është njoftuar për procesin e rinumërimit të 314 vendvotimeve.
Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), tha se është duke vazhduar procesi i rinumërimit dhe se deri me datën 11 tetor janë rinumëruar 95 vendvotime nga 314 vendvotime sa do të rinumërohen.“…është duke vazhduar procesi i rinumërimit dhe se deri me datën 11 tetor janë rinumëruar 95 vendvotime”.“Te votat me kush kemi vazhduar me vendosjen e numrave e më pas do të regjistrohen në bazën e të dhënave,shkruan EO
Prej orës 11 do të vazhdojmë me rinumërim”.“Futja e të dhënave në sistem për votat e subjekte janë procesuar 70.37 % e votave për kandidatë janë procesuar 50.45% e të dhënave. Jemi në regjistrimin e votave me kusht në bazën e të dhënave”.Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka sqaruar se formularët e vjetër të rezultateve do të publikohen, por edhe formularët e ri në mënyrë që të bëhen krahasime.