Ajo ka qenë duke shijuar një ndërprerje katër vjeçare nga skena muzikore. Sidoqoftë, Adele mund të rikthehet fuqishëm duke gjykuar nga shkrimet në Twitter që sugjeruar se ylli i muzikës mund të lëshonte muzikë të re qysh në javën e ardhshme.
Këngëtarja, 31 vjeçare, nxiti spekulime se ajo ka vendosur të dominojë në toplista edhe një herë, pasi një shkrimi në Twitter që zbuloi që ylli i hitit ‘Hello’ do të nxjerrë një album muajin e ardhshëm.
Një postim nga faqja e kulturës Music News Facts nisi spekulimet, pasi ata shkruan: Adele do të lëshojë ALBUM-in e saj të ri në 8 Nëntor 2019, shkruan periskopi. Kjo do të thotë që ajo do të publikoj muzikë menjëherë javën e ardhshme.’
Albumi i fundit i yllit ishte publikuar në nëntor 2015 dhe shiti 22 milion kopje në mbarë botën.
Kështu që është pak befasi që fansat janë të entuziazmuar nga dalja e saj e parë e mundshme në pothuajse katër vjet.
Ndryshe, kohë më barë këngëtarja britanike i dha fund martesës me Simon Konecki me të cilin ka një djalë.