Pasi që Tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, thirrjet janë të shumta që të bëhen kontrolle sa më të shpeshta për të parandaluar me kohë këtë sëmundje.
Lidhur me këtë në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme që po zhvillohen për ndërgjegjësimin për luftimin e kancerit të gjirit, edhe në Kosovë femrat kanë mundësinë që të bëjnë ekzaminimin përmes një mamografi mobil i cili është duke qarkulluar nëpër komuna.
Kësaj radhe 30 gra nga Kamenica kanë bërë ekzaminimin në këtë mamograf.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kamenices, Qëndron Kastrati, ku në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se ekzaminimi i këtyre grave është bërë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, shkruan Telegrafi.
“Tetori, muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit??
Në këtë muaj, në gjithë botën zhvillohen aktivitete për vetdijësimin e grave rreth parandalimit të kancerit të gjirit.
Gjatë këtyre ditëve, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, rreth 30 gra nga Kamenica kanë bërë ekzaminimin në mamografin mobil.
Falënderoj drejtoreshën e Shëndetësisë në Kamenicë, Suna Zajmin për këtë iniciativë dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë për bashkëpunimin”, ka shkruar Kastrati.
Duke marrë parasysh se zbulimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojë jetë.