Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Turqisë pa gola, në një ndeshje me shumë duele dhe kartonë të verdhë.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që nuk lëshonin asnjë pjesë të terrenit duke luftuar për çdo top.
Si pjesë e kësaj lojë në 12 minutat e para gjyqtari ndëshkoi katër lojtarë me kartonë.
Turqia rrezikoi me Cenk Tosun dhe Hakan Calhanoglu, por që goditjet e tyre ishin të plogështa.
Shqipëria rastin më të mirë e kishte pas harkimit të Ledian Memushajt, kur me kokë gjuajti Rey Manaj, i cili goditi në portë, por në duart e portierit turk Gunok.
Manaj edhe një herë gjuajti bukur nga distanca por portieri dërgon në këndore.
Pjesa e parë tregon që na pret një pjesë e dytë shumë e fortë.