Ngjarjet që do ta përcjellin ditën e sotëm, e premte 11 tetor 2019.
USAID shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave (Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ora 09:30)
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, KOSTT organizon disa aktivitete. (KOSTT, ora 10:00)
Punëtorët teknik të fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Nga ora 10:00), transmeton lajmi.net.
Me rastin e 11 Tetorit- Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, N.P. “Termokos” ka ftuar vajzat e të gjithë të punësuarve në këtë kompani, për të vizituar vendin e punës së prindërve të tyre. (Nga ora 10:30)
Në kuadër të aktiviteteve “Çikat që s’u lindën kurrë”, promovohet libri “Abortet në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)
Shënohet Dita e Trashëgimisë Evropiane. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, aktivistja Alketa Xhafa-Mripa dhe UN Ëomen, shfaqin potencialin e vajzave përmes një murali fuqizues të titulluar “Vulose”. (Qendra e Studentëve e UP-së, ora 14:00).