Kandidati për deputet nga Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka kërkuar nga KQZ t’i rinumëroj të gjitha votat.
Ai kërkon rinumërim transparent, shkruan InLajmi.
Rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues.
Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare.
Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve.
Ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike. Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha.
Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë.
Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave” shkruan Ramadani.