Dita ndërkombëtare e vajzës është organizuar nga IPKO foundation, me partnerë USAID, UNKT, UNFPA, UNICEF DHE UN WOMEN. SI dhe është program 5 vjeçarë që menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në FHI 360 dhe Crimson Capital Crop.
Qëllimi kryesorë është zhvillimi i shkathtësive për punësim për të rinjët duke krijuar botkuptime pozitive .
Drejtori i shkollës “Xhevdet Doda” Azem Jaha shtoi se vajzat e shkollës “Xhevdet Doda ” janë shumë aktive dhe se marrin pjesë në shumë klube dhe aktivitete.
” Konkretisht shkolla jonë është një shembull i mirë për vajzat, madje mbizotrojnë një numër i madh 60% nga vajzat”, ka thënë Jaha.
Ndërkaq, Urika Richordson, koordinatore në UN Kosovo Team, tha se në Suedi lojëtarja më e mirë në futboll është Kosovare Asllani, raporton InLajmi.
“Fatkeqësisht shumë meshkuj janë në nivelet e vendimarrjes. Jam nga Suedia dhe kurrë nuk e kemi parë një kryeministër femër, shohim se femrat janë aktive në futboll ,ragbi, madje e kemi një lojtare, Kosovare Asllani, është e sukseshme në Suedi, ka thënë Richardson.
Gëzim Hysenagolli, drejtori i USAID Kosovo, shpreson që kjo ditë ndërkombëtare ti krijon mundësitë që vajzat mos të kufizohen.
“Eshte kënaqësi e madhe të jem mes jush dhe të festojmë diten nderkomëbtare due qartësuarë të gjitha problemet dhe pergjithesit qe behen me vajza, unë krenohem me tri vajzat e mia dhe dua që vajzat ti kenë mundësitë e mos të kufizohen” , shton Hysenagolli.
Në ditën botërore të vajzës, pritet të mbahen edhe disa organizime të tjera, një ligjeratë në fakultetin filozofik dhe disa organizime të tjera në sheshin e Prishtinës/Inlajmi.