Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka siguruar vota të mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Rudi, falenderon të gjithë qytetarët për besimin e dhënë, shkruan InLajmi.
“Faleminderit nga gjithsecili prej jush për mbështetjen. Do ta arsyetoj besimin që më keni dhënë. Gjithmonë me LDK-në” , përfundon kandidati për deputet Fetah Rudi.