Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nesër do të takohet me ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.
Nga Zyra për media e Presidencës bëjnë të ditur se takimi do të jetë në Kabinetin e Presidentit dhe do të fillojë nga ora 13:00, transmeton Klan Kosova.
Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.