Deri tani janë numëruar 98,47% të votave në gjithë Kosovën.
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani ka arritur ta rrisë numrin e votueseve të LDK’së në zgjedhjet e 6 Tetorit, shkruan Indeksonline.
Ku sipas rezultateve deri më tani, ky subjekt politik ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë, kjo pasi Vjosa Osmani është kandiduar për kryeministre.
Ndërsa koalicioni LDK-AKR, që mori 185.892 vota apo 25.53 përqind, në Kuvendin e ardhshëm do të përfaqësohet me 29 deputetë./Indeksonline/