Ramush Haradinaj, Lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se partia e tij, do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, që janë në interes ë shtetit.
Sipas tij temat me të cilat do të fokusohen më shumë janë: Politikë e Jashtme, Dialogu me Serbinë, Sundimi i Ligjit dhe Siguri, Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal, Arsim dhe Politika sociale, transmeton InLajmi.
Ndryshe në këto zgjedhje AAK-ja kandidoi në koalicion me PSD-në, por që nuk arriti ti siguroj votat e nevojshme që të listohej në treshen e parë të partive./InLajmi/
Postimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:
Politikë e Jashtme
• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA
• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB
• Statusi i kandidatit për BE
• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave
Dialogu me Serbinë
• Dialogu pa kushte me Serbinë
• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës
Politikat ekonomike
• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %
• Rritje dhe stabilitet buxhetor
• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal
• Kosova e Re, investimi i Contour Global
• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare
• Shtimi i subvencioneve në bujqësi
• Pagat 10% rritje çdo vit
• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën
Sundimi i Ligjit dhe Siguri
• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë
Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal
• Ligji për Mitrovicën
• Rruga Deçan – Plavë
• Rruga Prizren – Tetovë
• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit
• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen
• Autostrada e Dukagjinit
Arsim dhe Politika sociale
• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual
• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve
• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore
• Rregullimi i pensioneve me ligj