Profesori i asocuar i gazetarisë dhe letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme në vend, raporton InLajmi.
Ai thotë se është kurreshtar të shohë se si do të heqë dorë LVV nga dhuna drejtuar institucioneve të vendit.
“Prandaj, që nga dita e sotme kurreshtja mbetet e lartë lidhur me qeverinë e re dhe drejtimet e politikave të saj, kur dihet se LVV në opozitë ka përdorur dhunën ndaj institucioneve, individëve dhe pronës shtetërore e private, si mjet brutal për arritjen e qëllimeve politike. Mbetet të shihet se a do të heqë dorë LVV nga dhuna, tash që i ka realizuar qëllimet politike, me anën e zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.
Përveç kësaj Krasniqi shton se LDK e ka për obligim ti kërkojë VV koalicion.
“Në këtë kontekst, besoj se partneri potencial i saj, LDK e ka për obligim t’ia kërlojë LVV-së një aso deklarate, pasi pikërisht kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë caku kryesor i sulmeve të dhunshme në vitet kur ishte kryeministër. Nëse LDK hyn në koalicion me LVV me atë kompleks inferioriteti, ajo kurrë nuk do të arrijë ta frenojë mujsharinë revolucionare të LVV dhe veçmas ambicien problematike të kreut të saj. Në atë rast LDK do të duket si patericë e LVV, siç ishte edhe PDK si patericë e Ramush Haradinajt, në qeverinë së cilës sapo iu dha lamtumira”, përfundon Krasniqi.