7 Tetori është dita e 280-të e kalendarit gregorian (dita e 281-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 85 ditë.
Ngjarje
1477 – Universiteti Uppsala u përurua pasi në shkurt të atij viti mori të drejtat e tij të vetëqeverisjes nga Papa Sixtus IV.
1513 – Beteja e La Mottas: Trupat spanjolle nën Ramón de Cardona mposhtën venedikasit.
1542 – Udhëtari Cabrillo zbuloi Santa Catalina Island afër brigjeve të Kalifornisë.
1571 – U bë Beteja e Lepantos dhe Lidhja e Shenjtë (Spanja e Italia) shpartalluan flotën turke.
1777 – Lufta Revolucionare Amerikane: Amerikanët triumfuan ndaj britanikëve në Betejën e Dytë të Saratogës, e njohur edhe si Beteja e Lartësive Bemis.
1828 – Ekspedita e Moresë: Qyteti i Patras, Greqi, u çlirua nga forcat ndëshkuese franceze në Peleponez nën komandën e Gjeneral Maison.
1870 – Lufta Franko-Prusiane: Rrethimi i Parisit: Léon Gambetta ik nga Parisi në një ballonë me ajër të nxehtë.
1879 – Gjermania dhe Austro-Hungaria nënshkruan “Twofold Covenant” (Konventën e Dyfishtë) dhe krijuan Aleancën Dypalëshe.
1944 – Lufta II Botërore: Gjatë një kryengritjeje në kampin e përqëndrimit në Birkenau hebrejtë dogjën krematoriumin.
1949 – U formua Republika Demokratike Gjermane komuniste (Gjermania Lindore).
1950 – Nënë Tereza krijoi një tjetër Mision Bamirësie.
1955 – Poeti amerikan Allen Ginsberg performoi poemën e tij Howl (Ulërima) për herë të parë në Galerinë e Gjashtë në San Francisco.
1963 – John F. Kennedy nënshkroi ratifikimin e Traktatit të Ndalimit të Pjesshëm.
2001 – SHBA-të fillojnë luftën kundër terrorizmit në Afganistan.
2006 – U vra gazetarja ruse Ana Politkovskaja.
Lindje
1697 – Giovanni Antonio Canal (Canaletto), piktor italian
1748 – Karl XIII, mbret suedez
1885 – Niels Bohr,kimist dhe fizikant danez
1897 – Elijah Muhammad, themelues dhe udhëheqës i lëvizjes “Nation of Islam”
1900 – Heinrich Himmler, nacist gjerman dhe politikan e shef kryesor i SS.
1927 – Al Martino, këngëtar amerikan.
1947 – France Gall, këgëtare amerikane
1952 – Vladimir Putin, politikan rus.
1955 – Yo-Yo Ma, violonçelist amerikano-kinez
1957 – Faruk Haxhibegiq, futbollist dhe trener futbolli boshnjak.
1960 – Viktor Lazlo,këgëtare belge
1966 – Jimmy Wales, themelues dhe kryetar i shoqatës Wikimedia .
1979 – Shawn Ashmore, aktor dhe producent filmi kanadez
1973 – Dida, portier futbolli brazilian
1985 – Verona Reçica, ekonomiste
Vdekje
1849 – Edgar Allan Poe, letrar amerikan
1996 – Muhamed Konxhiq, letrar bosjnak
2006 – Ana Politkovskaja, gazetare ruse
2011 – Ramiz Alia, ish-udhëheqës komunist dhe presidenti i parë pluralist i Shqipërisë