Këngëtari Kastriot Rexha, i njohur me nofkën e showbizit si Majk, ka pranuar se ka pasur lidhje me femra nga estrada shqiptare.
Majk ka qenë i ftuar në emisionin “Klanifornia”, ku edhe u pyet nga moderatorja Marina Vjollca, nëse kishte pasur lidhje me ndonjërën nga estrada
“Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?”, ishte pyetja e moderatores së Klanit.
“Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh”,-u përgjigj Majk, i cili tha se vajza është mjaft e suksesshme sot dhe rrjedhimisht e njohim të gjithë”, u përgjigj Majk.
I pyetur se ishte bjonde apo brune ai u përgjigj me sportivitet: “Të dyja”, duke deklaruar se momentalisht është single.
Emisioni “Klanifornia” sapor ka startuar dhe Majk ishte njëri nga mysafirët e pare të këtij program.