Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për medie, lidhur me hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thwnw se i gjithë procesi ka filluar pa probleme dhe se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, duke perjashtuar disa qendra të votimit me pak vonesë, materiali është ndarë në kohë.
Elezi ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë votën e tyre për te drejtat e tyre.
“KQZ njofton se sipas planfikimeve është ndarë materiali në kohë dhe të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në kohë përveq disa rasteve të vogla në disa qendra të cilat janë vonuar për pakë minuta.KQZ fton të gjithë votuesit të shfrytëzojnë votën për të drejtat e tyre”, u shpreh Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se brenda pak orëve KQZ do të ketë rezultatet preleminare për të gjitha subjektet politike.
“KQZ ka kryer të gjitha përgatitjet ka arritur t’i përmbush të gjitha detyrat e tij kushtetuese. Shpresojmë që e gjithë dita do të jetë kështu pa probleme. Brenda një kohë të shkurt do të kemi rezultatet preleminare për subjektet politike. Kushtetuta e Kosovës parasheh përbërjën e 11 anëtarëve, andaj KQZ ka 10 anetarë është e mjaftueshme për të marrë vendime sic kërkohet, përbërjane plotë do të lehtësonte punën e KQZ”, tha Elezi/ InLajmi/