Philipp Kosnett, ambasador i Amerikës në Kosovë, është shprehur i kënaqur me rritjen e numrit të qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën për votë në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës,/koha.net/.
“Çfarë dite e mrekullueshme – i lumtur të shoh kaq shumë nga ju që votoni – kjo dëshmon përkushtimin e fortë tuajin për të ardhmen e Kosovës. #Kosovaështështëpiajuaj”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet e sotme pati rreth 30 mijë qytetarë më shumë që shfrytëzuan të drejtën e votës.