Angelina Jolie pas ndarjes me aktorin Brad Pitt, kishte vendosur të mos deklarohej në medie për ndarjen e saj, raporton InLajmi .
Megjithatë Jolie ka pranuar të prononcohet në një intervistë për revistën franceze Madame Figaro.
Gjatë intervistës Jolie thotë që ka humbur vetën pas ndarjes.
“Unë kisha humbur veten pak”, shpjegoi ajo për momentin kur “marrëdhënies së saj me Brad po i vinte fundi. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova”, u shpreh aktorja.
Brad dhe Angelina ishin njëri nga çiftet më të përfolur të Holliwood-it, ata gjithashtu kishin qenë të martuar për 10 vite dhe së bashku kanë pesë fëmijë , dy prej tyre të adoptuar.
Përveç jetës bashkëshortore Brad e Angelina kishin luajtur edhe në disa filma së bashku, një prej tyre ishte edhe filmi shumë i njohur Mr. e Mrs Smith/InLajmi.