Shefja e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka vizituar një qendër të votimit në Veri të Mitrovicës.
Apostolova, ka kërkuar nga serbët që ta respektojnë ligjin e Kosovës dhe rregullat e KQZ-së që thonë se nuk mund të votohet me dokument të ndonjë vendi tjetër përpos të Kosovës, raporton InLajmi.
Shefja e BE-së, gjithashtu ka ftuar qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje pasi sot votuesit zgjedhin kush do t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme.