Shkolla “Yll Morina” në Gjakovë është hapur me vonesë sot për votim.
Këtë e bëri të ditur Z. Bejtullahu, menaxher i kësaj shkolle, duke shtuar se votimi këtu ka filluar 15 minuta më vonë
“Ka pas vones 15 minuta, kjo pasi ka pasë vonesa në trafik derisa kanë ardhur për të shpërndarë materialin ndjeshëm”.
Bejtullahu bëri të ditur se në këtë qendër të votimit janë 1000 votues më pak sesa në vitin 2017, pasi sipas tij ata kanë ndryshuar qendrën e votimit.
Po ashtu edhe në shkollën Mustafa Bakija nuk ka filluar me kohë votimi, njofton Klan Kosova.